skip to main |
skip to sidebar
Bebe Rexha, njihet për komunikimin e drejtpërdrejtë që ka me fansat e saj, kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale. Shpesh herë ajo ndan me ndjekësit mendimet dhe problemet që e shqetësojnë, gjë që e ka bërë dhe këtë herë, ku ka rrëfyer se vuan nga një çrregullim mendor.Fillimisht në Twitter dhe më pas në Instagram, artistja ka treguar se prej kohësh vuante dhe ndihej e sëmurë dhe së fundmi është diagnostikaur si bipolare. Gjithashtu ajo ka premtuar se për gjendjen e saj do të flasë nëpërmjet krijimeve dhe muzikës. “Për një kohë të gjatë, nuk e kuptoja pse ndihesha kaq e sëmurë. Pse ndihesha kaq e pafuqishme që të dilja nga shtëpia dhe të isha e rrethaur nga njerëz dhe pse ndjeja shumë energji që nuk më linin të flija, nuk më lejonin që të punoja dhe të krijoja. Tani e di përse. Unë jam bipolare dhe nuk kam turp ta them. Kjo është e gjitha (Jam duke qarë tani). Albumi i rradhës do të jetë i preferuari im pasi nuk do të mbaj më asgjë të fshehtë. Ju dua shumë të gjithëve. Shpresoj që të më pranoni kështu si jam. Nuk dua të ndiheni keq për mua. Dua thjesht të më pranoni. Kaq ishte. Ju dua”- shkruan Bebe në postimet e saj.
“Gjithçka këtu ndodh me të shtëna armësh”, më ka thënë dikush me të arritur në Caracas. Venezuela është në krizë, duke vuajtur nga mungesa e energjisë, ujit dhe dhuna e përhapur në rrugë.Qendra Kërkimore në Venezuelë vlerëson se vendi ka numrin më të madh në botë të vrasjeve. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 4.5 milionë njerëz kanë lënë këtë vend që nga viti 2015. Kaosi është rritur së fundmi, pasi që lideri i opozitës, Juan Guaido – që njihet si presidenti i vërtetë i vendit nga më shumë se 50 shtete – ishte detyruar që të kalonte një barrikadë me policë për të pasur qasje në Asamblenë Kombëtare të Shtetit.Por muzika nuk ka ndalon kur gjërat bëhen të vështira dhe Venezuela krenohet me kulturën e pasur e të llojllojshme që vazhdon të lulëzojë. Në realitet, skena e muzikës në vend është duke lulëzuar, që nga repi e deri te reggaeton, tropical indie e synth-pop. Popullata në Caracas është e re dhe niveli i energjisë i lartë.Muzika e Venezuelës mbetet aq e larmishme sa gjeografia e saj. Në njërën anë kufijtë me Karaibet, në jug është Amazona, në qendër Los Llanos, fushat tropikale të vendit të kaubojve. Ka muzikë të fiseve indigjene, ndikimi i pasur nga banorët e Karaibeve, stilet reggae të afrikanëve dhe llanero, këngë emocionale të ngjashme me flamengo që luhen me harpë dhe kitare të vogla që quhen “quatros”. E këto janë vetëm stilet tradicionale. Sipas ligjit, radiot duhet që të luajnë 50 për qind këngë tradicionale ani pse kjo përqindje ndonjëherë mbulohet me këngë të reja të ndikuara nga folklori... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.